BËMË MAMA TË TË NGJAJ/ Majlinda e vogël qenka kopja identike e Roan – AlpeGossip
BËMË MAMA TË TË NGJAJ/  Majlinda e vogël qenka kopja identike e Roan

BËMË MAMA TË TË NGJAJ/ Majlinda e vogël qenka kopja identike e Roan

Majlinda Zeka është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në showbizin shqiptar. Ajo dhe marrëdhënia e saj me ish-partnerin Majk dhe djali i tyre Roan kanë tërhequr një vëmendje të madhe tek publiku i cili do gjithmonë të di gjithçka rreth tyre.

 

Shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, Majlinda shpesh herë publikon video dhe foto me vogëlushin Roan, i cili ka fituar që tani zemrat e publikut. Përherë Roan është krahasuar me Majk dhe gjithmonë është dukur se vogëlushi i ngjan më shumë babit se nënës së tij.

Mirëpo, pak orë më parë Majlinda ka publikuar një foto ku shihet në një moshë me Roanin dhe e ka  bashkëngjitur me një foto të të birit. Në të shihet se ngjashmëria mes tyre është e madhe dhe se Roan është një kopje e nënës së tij.