Së fundmi këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla kanë vendosur të japin ndihmën e tyre në luftën kundër Covid-19. Çifti kanë dhuruar 2000 Euro për blerjen e tre aparaturave për oksigjen.
Lajmin e ka dhënë këngëtari Labinot Tahiri, i cili e nisi këtë iniciativë, për shkak të rritjeve të rasteve me Covid-19 nëpër spitale.
“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë”, ka shkruar Labi krahas postimit.