DALIN PAMJET/ Tea Trifoni “kapet mat” me të dashurin e ri – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Tea Trifoni “kapet mat” me të dashurin e ri

DALIN PAMJET/ Tea Trifoni “kapet mat” me të dashurin e ri

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, tërheq ende vëmendjen me jetën e saj personale.
Ajo prej muajsh tashmë ka konfirmuar që është në një lidhje dhe duket se Tea po e shijon dashurinë për momentin.

Në një video ata duken bashkë dhe të qeshur.

VIDEO

Po ashtu ajo ka folur sërish për partnerin e saj në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë ajo, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.

E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” së bashku me Fatman, Kristan dhe Olesian të cilat janë po ashtu pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” për të folur për shumë rreth angazhimeve të tyre si dhe jetës personale.

E pyetur se çfarë e bezdis më shumë në marrëdhënien me partnerin, Tea tregoi se nuk i pëlqen shumë kjo ideja që meshkujt kanë, e mbrojtjes së një vajze, gjatë një lidhjeje, duke shtuar se i duket si truprojë.

“Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, dua të më ndihmojnë. Por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.