BESOJENI OSE JO/ Këto lloj fotografish shpëtojnë Dashurinë tuaj – AlpeGossip
BESOJENI OSE JO/ Këto lloj fotografish shpëtojnë Dashurinë tuaj

BESOJENI OSE JO/ Këto lloj fotografish shpëtojnë Dashurinë tuaj

Nëse ndjen që romanca mes jush ka nisur të venitet disi, të bërit disa aktivitete së bashku do ishte një ide shumë e mirë.  E meqë jemi këtu, shkenca është e bindur se mjafton thjesht dhe vetëm të shihni në çift disa fotografi të këndshme kafshësh dhe flakët e dashurisë do ziejnë brenda jush.

Kështu harrojini terapitë në çift, darkat luksoze dhe një mal me shpenzime; mbështetuni pranë e pranë njëri- tjetrit dhe bëhuni gati për një set të tërë.

Ç’është e drejta, edhe vetë studiuesit nga Florida qenë tepër skeptikë.

“Ideja që diçka kaq e thjeshtë dhe pa asnjë lidhje me martesën mund të ndikonte për mirë, na bëri të ishim fillimisht skeptikë.” u shpreh James K. McNulty, një nga udhëheqësit e studimit.

Kështu u morën nën vëzhgim 144 çifte, nën moshën 40- vjeçare. Të gjithë kishin së paku 5 vite martesë. Që në fillim, gjithsecili shënoi nivelin e pakënaqsisë në martesën aktuale dhe më pas pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe.

Me të filluar studimi, çdo tre ditë për 6 javë, çdokujt iu tregua fotografia e partnerit/es dhe një set i caktuar. Disa panë fotografi të zakonshme, e ndërsa të tjerë fotografi kafshësh të lezetshme. Asnjëri nuk kishte as idenë më të vogël se cili ishte qëllimi i këtij studimi. Në fakt rezultati qe i pabesueshëm. U konfirmua se partnerët që kishin parë sistematikisht foto kafshësh reaguan shumë më pozitivisht ndaj raportit të tyre dashuror si dhe niveli pakënaqësisë u ul.

Duhet thënë se një metodë e tillë nuk funksionon te çiftet që kanë probleme realisht serioze. Por nëse dëshironi ta përkëdhelni pak romancën tuaj, fotot e kafshëve janë perfekte!