ÇDO VIT NË TË NJËJTËN DITË/ Rina dhe Robert Berisha festojnë bashkë në 28 janar – AlpeGossip
ÇDO VIT NË TË NJËJTËN DITË/ Rina dhe Robert Berisha festojnë bashkë në 28 janar

ÇDO VIT NË TË NJËJTËN DITË/ Rina dhe Robert Berisha festojnë bashkë në 28 janar

Ditën e sotme, dy emra të njohur të showbizit festojnë datëlindjet. Robert Berisha mbush 43 vjeç, ndërsa Rina Balaj ka zbuluar pjesë nga organizimi i 21-vjetorit.

Roberti ka publikuar disa nga urimet e miqve dhe kolegëve, ndërsa ende nuk ka ndarë pamje nga festimet. Ndërsa për Rinën, partneri i saj ka rezervuar një surprizë, duke planifikuar gjithçka që duhet për një mbrëmje perfekte. “Jeta është lojë që luhet, por shumë pak dalin fitimtarë”, ka qenë kjo tema e datëlindjes së reperes. Me një ndërthurje mes blusë dhe ngjyrës së arit, Rina ka gjetur rastin ta falenderojë publikisht SinBoy.

Sa për Robertin, një nga miqtë e tij ka vendosur ta urojë me një foto të këngëtarit para shumë vitesh, ndërsa shihet se Roberti nuk ka ndryshuar shumë. Redaksia e “News31.al” gjen rastin të urojë si Robertin, ashtu dhe Rinën për ditën e tyre të veçantë! /News31.al