Çfarë i bëri bashkë Linda Ramën dhe Shkëlzen Berishën… (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë i bëri bashkë Linda Ramën dhe Shkëlzen Berishën… (FOTO)

Çfarë i bëri bashkë Linda Ramën dhe Shkëlzen Berishën… (FOTO)

Eventi që bëri bashkë emrat e njohur…Në një koncert privat, këngëtarja Elvana Gjata bëri bashkë 100 emra të njohur të artit dhe ekranit në mbrëmjen e 3 shkurtit.

Deri më tani këngëtarja nuk kishte treguar thuajse asnjë detaj nga ajo mbrëmje festive.

Elvana ka ndarë në Instagram disa sete fotografike ku duket krah emrave më të rëndësishëm të asja feste.

Në këtë festë nuk mund të mungonte ‘vellai’ i saj Eramal Mamaqi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Amarda toska.

Gjithashtu në foto duken dhe femrat e familjes Hoxha, për tëcilat Elvana nuk fsheh aspak entuziasmin që janë të pranishme në mbrëmjen e saj të rëndësishme.

Blogerja Armina Mevlani në shoqërinë e Shkëlzen Berishës, ishin gjithashtu në koncertin me dyer të mbyllura të Elvanës.

Në foto e publikuara nga këngëtarja duket dhe bashkëshortja e kryeministrit të vendit Linda Rama krah aktorit Toma Flloko.

Nuk mund të mungonte në këtë festë dhe krijuesi i këngëve të saj më të reja kantautori Pirro Çako.