CILA ËSHTË ARSYEJA E KRISJES SË MIQËSISË? Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku përballen publikisht me njëri- tjetrin: Nuk kemi folur për… – AlpeGossip
CILA ËSHTË ARSYEJA E KRISJES SË MIQËSISË? Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku përballen publikisht me njëri- tjetrin: Nuk kemi folur për…

CILA ËSHTË ARSYEJA E KRISJES SË MIQËSISË? Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku përballen publikisht me njëri- tjetrin: Nuk kemi folur për…

Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku njihen për miqësinë e tyre të ngushtë që u krijua që në ‘Portokalli’ dhe më pas u forcua gjatë viteve.

Dyshen e humorit i shikonim shumë shpesh së bashku por prej kohësh u komentua gjatë në media se marrëdhënia mes tyre nuk është më njësoj.

Tashmë djemtë janë vendosur përballë njëri tjetrit si dy kapitenët e spektaklit ‘Zemër Luana’. Në puntatën e parë Besi dhe Olsi refuzuan të përballeshin në skenë, por edhe pse tensioni shihej mes tyre, programi vazhdoi.

Mirëpo pak para fundit të programit dyshja u vendosën përballë njëri-tjetrit me pyetjet pikante në sfidën: “Në gojë të luanit hedhim halle”!

Djemve iu drejtua e njëjta pyetje: ‘të tregojnë arsyen përse janë zënë’. Aktorët e humorit folën rreth çështjes por përsëri nuk zbuluan arsyen.

Besi: Olsi është vëllai im i vogël, e kam rritur vetë, çdo gjë tjetër është vetëm ushqim për mediat dhe portalet.

Olsi: Me qenë i sinqertë nuk kemi folur për një kohë të gjatë, as jemi takuar, as kemi ndjenjur me njëri-tjetrin. Por kemi një kontratë vëllazërore me njëri-tjetrin që është e pathyeshme.