Fansat mendojnë se artistët kënaqen me koncertet që kanë, por në fakt ata janë ‘hall’ më vete. Do duhet të jenë në kohë, të përgatiten vokalisht dhe të gjejnë veshjet e duhura.
Por jo vetëm kaq, për shqiptarët që do udhëtojnë jashtë, viza është tjetër problem i madh. Ato duhet të aplikojnë e më pas të kalojnë disa procedura deri në marrjen e saj.
E mesa duket reperi i njohur, Mozzik, s’ka pasur fat. Ai është detyruar të anulojë koncertin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi s’ka marrë dot vizën në kohë.
Kujtojmë se në këtë koncert është i ftuar edhe Luiz Ejlli, që mesa duket s’ka hasur në të tilla probleme.