Dhjetëra krokodilë vdekjeprurës "marrin rreze" në bregun e lumit (VIDEO) - AlpeGossip
Dhjetëra krokodilë vdekjeprurës “marrin rreze” në bregun e lumit (VIDEO)

Dhjetëra krokodilë vdekjeprurës “marrin rreze” në bregun e lumit (VIDEO)

Të paktën 60 krokodilë vdekjeprurës janë filmuar ‘duke marrë rreze’ në lumin Northern Territory.

Disa pamje tregojnë momentin e rrallë kur dhjetëra krokodilë që qëndrojnë në ujë të kripur ishin të rreshtuar në bregun e lumit, pak metra larg njëri-tjetrit kur disa u futën në ujë.

Specialisti i krokodilëve, Adam Britton mendon se ata po prisnin për të shijuar disa peshq, ndërsa po shijonin rrezet e diellit.

“Në pjesën më të madhe të kohës, vecanërisht gjatë ditës dhe kur është shumë ngrohtë, nuk shihni krokodilë pasi janë nën ujë”, tha ai.

Pamjet e filmuara nga një peshkatar konsiderohen të mahnitshme pasi nuk janë parë kurrë kaq shumë krokodilë së bashku.