Diskutime virgjërie në emisionin e drekës: Plas debati mes Kastro Zizos dhe Kelvi Kadillit (VIDEO) – AlpeGossip
Diskutime virgjërie në emisionin e drekës: Plas debati mes Kastro Zizos dhe Kelvi Kadillit (VIDEO)

Diskutime virgjërie në emisionin e drekës: Plas debati mes Kastro Zizos dhe Kelvi Kadillit (VIDEO)

Kastro Zizo dhe Kelvi Kadilli janë përfshirë së fundi në një debat mediatik. Gjithçka filloi në emisionin “Thurje” ku Kastro është bashkëprezantues në program dhe i ftuar ishte aktori dhe shkrimtari Timo Flloko.

Në emision diskutohej mbi përmbajtjen e emisioneve televizive në orare ku shumica e fëmijëve janë të ulur para ekranit.

Gjatë diskutimit u shfaq një sekuencë nga emisioni “Pop Culture” ku Kelvi Kadilli kishte të ftuar ish- banoren e “Big Brother” Xheni Mhillaj dhe e pyeste nëse ishte e virgjër meqe ishte shenja e Virgjëreshës në horoskop.

Duke i’u referuar emisionit, Kastro pyet Fllokon se ç’mendim kishte ai për emisione të tilla që transmetohen në orare dreke dhe jo në orët e vona.

“Këto programe duhet të jenë në një kohë kur të vegjëlit flenë”- u përgjigj aktori.

 

Pas kësaj moderatori i “Pop Culture” ka reaguar në Instagram me videon e shkëputur nga emsioni dhe shkruan:”Kastro Zizo, unë jam rritur duke dëgjuar 2 Farm dhe vazhdoj sot e kësaj dite të dëgjoj Bonito! Nëse jam eksplicit për orën 4 të drekës është totalisht faji yt! Kështu që mbaj përgjegjësitë e tua dhe të këtij brezi që u rrit me frymën që ti i dhe për të qenë i lirë, pa komplekse dhe vetvetja! I love you too. Ps. Sa për vrimat e mia në vesh, po mendoj të hap të tretën”.