DITËLINDJE PRINCESHASH/ Ja pamjet nga festa përrallore e vajzës së Valdrin Sahitit – AlpeGossip
DITËLINDJE PRINCESHASH/ Ja pamjet nga festa përrallore e vajzës së Valdrin Sahitit

DITËLINDJE PRINCESHASH/ Ja pamjet nga festa përrallore e vajzës së Valdrin Sahitit

Ditën e djeshme në familjen e stilistit të famshëm Valdrin Sahiti kishte festë, pasi vogëlushja Bella festonte 1 vjetorin e lindjes. Valdrini e ka uruar të bijën me anë të një videoje ku vogëlushja shfaqej e veshur me një fustan jeshil ku shihej shumë e lumtur dhe e rritur.

Mirëpo, festa e vërtetë ka ndodhur në mbrëmje ku Valdrini së bashku me bashkëshorten kishin organizuar një super festë për lindjen e vajzës. Në disa pamje të publikuara në ‘Instastory’ shihet se ata e kanë dekoruar ambientin plot e për plot me tullumbace shumëngjyrëshe, ku sigurisht nuk mungonte dhe torta që ishte shumë e madhe dhe e mbushur me ngjyra dhe flutura.

Po ashtu, Bella është befasuar dhe nga stafi i Valdrinit të cilët i kishin organizuar një surprizë të vogël ku nuk mungonin ëmbëlsirat dhe torta rozë me një kurorë princeshe.