Preferencat e garderobës sonë kanë ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit: takat i zëvendësuam me shapka dhe atlete, kurse tutat dhe streçet u bënë zgjedhja e parë dhe ajo më e rehatshme! Gjithsesi, fatmirësisht gjërat ndryshuan përsëri.
Vera është në prag dhe bashkë me të dëshira për t’u veshur bukur, seksi dhe stil! Të treja këto fjalë le t’i përmbledhim me një të vetme: mini-fundet!
Do t’i përdorni shumë gjatë muajve në vijim pasi llojet më poshtë ju lejojnë kombinime nga më të ndryshmet, duke nisur nga një T-shirt i thjeshtë e deri tek bluza më ekstra që keni! Ju duhen vetëm 5 të tillë për t’i veshur çdo ditë pa u bërë fare të përsëritura!
1. Detajet, gurat dhe prerjet asimetrike janë në modë
2. S’jeni kurrë gabim me një fund me kuadrata.
3. Një fund i trikotuar për ta kombinuar me një këmishë mbrëmjeve
4. Mini-fund i zi dhe i hapur për t’u kombinuar me xhaketën e preferuar oversize
5. Temina, temina, temina. Darkave, me T-shirt më cool që keni dhe çizmet më ekstravagante
Burimi: Who What Wear