Si të flirtoni në një dyqan apo supermarket… – AlpeGossip
Si të flirtoni në një dyqan apo supermarket…

Si të flirtoni në një dyqan apo supermarket…

A e dini që 2 nga 3 flirtimet në dyqanet e ushqimeve përfundojnë në lidhje të suksesshme. Kështu nëse jeni beqarë/e provoni të flirtoni me ata që ju pëlqejnë dhe kini parasysh këto rregulla për flirtim cilësor…

Vërdallosuni tek stendat e ushqimeve “demo”
Pse? Sepse keni një çështje të garantuar se për çfarë të flisni: çfarëdolloj ushqimi që po provoni. Për më tepër keni dhe broshurat, ku mund të shkruani numër telefoni apo adresa emaili. Flirtimi në kësai rastesh duket më i rastësishëm se ai në bar.

Pyetje flirtuese për gjithçka në dyqan
Zonja: Mos kini frikë t’i kërkoni ndonjë djali të lezetshëm t’ju ndihmojë të arrini diçka në ndonjë raft të sipërm.
Pavarësisht gjinisë tuaj, nëse vëreni diçka interesante te koshi i tjetrit, ndihuni të lirë të pyesni. Mund të thoni përshembull: “Kam dashur ta provoj gjalpin e kikirikëve, a ju pëlqen? Ose: A ia vlen të paguash gjithë këto para për këtë produktin organik?” Dhe ndërkohë duhet të…

Shmangni sektorët ku shiten gjëra “personale”
Disa njerëz do të ndiheshin aspak rehat nëse vjen dikush dhe i pyet nëse i pëlqen aroma e një shampoje trupi ndërsa ai po hedh në kosh, të themi një shampo për zbokth. Gjithashtu është shumë turpëruese nëse dikush ju prek nga shpatullat dhe ju pyet për disa lloje multivitaminash ndërsa ju po tërhiqni disa ilaçe laksative. Që të shmangni këto gjëra të sikletshme, provoni më së shumti sektorin e ushqimeve.

Bëni bisedë tek arka
Ndërsa prisni radhën për të paguar: mendoni që ky është momenti i duhur për të njohur ndonjë blerës si ju (kujt nga ne nuk do t’i pëlqente një shpërqendrim flirti i këndshëm kur nuk ke asgjë për të bërë ndërsa pret në një radhë të gjatë?) Ndizeni bisedën me ndonjë revistë apo ndonjë subjekt që e shihni aty për aty të dy duke bërë ndonjë koment tuajin. Si gjithmonë: çfarë keni për të humbur?