Modeli i flokëve tuaj mund t’ju rrisë ose t’ju uli 10 vite nga mosha juaj. Duhet të keni shumë kujdes në krehjen ose prerjen që bëni. Pyesni gjithmonë parukierin tuaj ose nqs nuk dëshironi këto këshilla të mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:
Baluket: Shpesh personat që e kanë ballin pak më të lartë se sa normalja I mbajnë flokët e tyre me baluke. Që most ë theksojnë ç “ difekt” tuajin ato duhet të jenë të rralla dhe jot ë plota.
Që sytë tuaj të duken me shkëlqim dhe të rinj shmangni modelin e shkurtër dhe të theksuar. Sugjerohen prerje që I mbajnë flokët larg fytyrës.
Kur filloni dhe rriteni në moshë flokët tuaj kanë një tendencë të natyrshme të thahen dhe t’i zbehet ngjyra. Sidoqoftë, përdorimi i produkteve për ti drejtuar ato dhe për ti stiluar mund të ndihmojë që flokët tuaj të duken të butë dhe të drejtë.
Ngjyra e errët e flokëve: Bojrat e flokëve mund të jenë një mjet i dobishëm për të mbuluar shenjat e plakjes kur dalin thinjat por kur ju zgjidhni ngjyra shumë të errta me mendimin që në kështu thinjat do të mbulohen më shumë këtu bëni gabim! Ngjyrat e errëta ju rrisin në moshë!