“DO KISHA BËRË…”/ Sabiani flet për mungesën në ditëlindjen e Monikës dhe këngën me Fifin, por edhe për Trixën – AlpeGossip
“DO KISHA BËRË…”/ Sabiani flet për mungesën në ditëlindjen e Monikës dhe këngën me Fifin, por edhe për Trixën

“DO KISHA BËRË…”/ Sabiani flet për mungesën në ditëlindjen e Monikës dhe këngën me Fifin, por edhe për Trixën

Rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP” nuk zgjati shumë por Sabiani arriti të linte gjurmë në format. Ai krijoi raporte shumë të mira me thuajse të gjithë, e veçanërisht me Fifin.

Dy artistët kanë një marrëdhënie të shkëlqyer që e kanë ruajtur edhe pas daljes nga formati. Ata janë shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale. Dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijnë dhe me një bashkëpunim.

I ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, këngëtari u pyet se me cilin nga ish-banorët do bashkëpunonte. Ai tha se ishte i hapur për të gjithë dhe se nuk do thoshte ‘Jo’ por, veçoi Fifin.

“Do kisha bërë një bashkëpunim me Fifulën. Kam një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk kemi gjë konkrete por pse jo në të ardhmen nuk i dihet.”- kështu u shpreh Sabiani.

E duke qenë se jemi te këngët e ish-banorëve, ai u pyet edhe lidhur me këngën e Beatrix. “Më shumë se ti”, dhe nëse iu duk një dedikim për Donaldin. Gjë për të cilën deshi mos të fliste duke shprehur vetëm vlerësimet për projektin. “Nuk ishte Beatrix vetë autore. Mua më pëlqeu performance dhe produksioni. Sa për dedikimin nuk e di.”- u përgjigj shkurt ai.

Mirëpo, përveç ish-banorëve që ka një lidhje të ngushtë, ka dhe të tjerë me të cilët Sabiani nuk i ka patur shumë mirë punët. Po flasim këtu për Monikën. Kjo e fundit realizoi një festë ditëlindjeje dy ditë më parë, ku ra në sy mungesa e Sabianit mes të ftuarve të tjerë.

Mirëpo, duket se këngëtari nuk ka marrë një ftesë nga ‘vajza e ditëlindjes’ për të qenë pjesë e festës së saj. Nëse aktorja do e kishte ftuar, Sabiani tha se nuk do e refuzonte. Madje, ai zbuloi se ata janë takuar dhe janë përqafuar në ditëlindjen e Big Mamës.

“Nuk isha në ditëlindje sepse nuk më ka ftuar. Nuk kemi komunikuar. Jemi takuar te ditëlindja e Big Mamës jemi përqafuar. Nëse do më ftonte do shkoja.”- u shpreh këngëtari.

Në fakt ata kanë patur një marrëdhënie të mirë kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Por kur Sabiani doli, Monika dhe Iliri prishën marrëdhëniet dhe u përfshinë në debate të ashpëra dhe ofendime të shumta. Reagimi i Monikës nuk i pëlqeu Sabianit i cili nga jashtë bëri një deklaratë të fortë për të duke e quajtur ‘tradhtare’.

Pas daljes, Monika tha se i ka ‘bërë bllok’ Sabianit dhe se deklarata e tij i ka ardhur si bombë. Gjë e cila sipas Sabianit ka ndodhur sepse ‘i ka dhembur’. Pas deklaratave të tilla, ata duket se paskan bërë paqe, por nuk kanë mbetur miq.