”DO TA LARGOJMË, NUK I BËN MIRË”/ Reperi shqiptar do të ndajë Arbenitën nga Fero – AlpeGossip
”DO TA LARGOJMË, NUK I BËN MIRË”/ Reperi shqiptar do të ndajë Arbenitën nga Fero

”DO TA LARGOJMË, NUK I BËN MIRË”/ Reperi shqiptar do të ndajë Arbenitën nga Fero

Fero dhe Arbenita prej kohësh janë së bashku e kanë krijuar fansat e tyre, por ka edhe nga ata që nuk i simpatizojnë si çift. Një prej tyre është reperi Ferro (me dy R) i cili i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë”, ka treguar se nuk e pëlqen aspak reperin nga Kosova, Fero.

“Unë emrin e kam me Rr dhe sepse s’më pëlqen shumë si tip ai, është fallco. Arbenitën do ta largojmë nga Fero, nuk i bën mirë”, ka thënë Ferro në emision.

Gjatë emisionit Ferro ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e OTR duke thënë: “E kam takuar Noizyn, kemi fol rreth muzikës, më ka thënë kritikat e tij si artist i vjetër. Unë dua të punoj me OTR, të më kenë në menaxhim. Noizy më ka hap derën, shumë djalë i thjeshtë. Duhet të kem lekët e mia, të futem në OTR”.