“Dolce Gabbana” kërkon falje/ Ndjekësit i kundërvihen edhe më keq (FOTO) – AlpeGossip
“Dolce Gabbana” kërkon falje/ Ndjekësit i kundërvihen edhe më keq  (FOTO)

“Dolce Gabbana” kërkon falje/ Ndjekësit i kundërvihen edhe më keq (FOTO)

Pak ditë pasi reklama e shtëpisë së modës Dolce&Gabbana shkaktoi një fortunë zemërimi në Kinë, e gjendur ‘me shpatulla pas murit’, marka e famshme është detyruar të kërkoj falje për skandalin.

 

Por ndonëse mendohej se kjo do të ulte ‘gjakrat’ dhe mërzitjen e kinezëve, kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi! Këta të fundit i janë kundërvënë edhe më keq.

Ka qenë njëri prej themeluesve të markës së njohur italiane Stafano Gabbana ai që ka publikuar një njoftim në Instagramin e tij ku shkruhet: “Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kërkojnë falje” duke u gjendur përballë një tjetër kundërvënieje të ndjekësve.

Ata e kanë vlësuar këtë falje si të vonuar e madje i kanë akuzuar ata, se kërkojnë falje vetëm për paratë e humbura që i shkaktoi ky skandal. Tërbimi i miliona fansave kinezë ka ardhur edhe për faktin se 3 ditë më parë shtëpia e modës deklaroi se gjithçka kishte ndodhur dhe mesazhet që u publikuan ishin të pavërtetë dhe se faqet e tyre ishin hakuar. “A nuk thatë që faqja ishte hakuar”- shkruajnë shumica e komentuesve.

Skandali ku u përfshi Dolce&Gabbbana dhe Kina erdhi pas reklamës së krijuar nga marka e njohur ku shfaqej një vajzë kineze që konsumonte udhqim tipik italian me shkopinjtë karakteristik kinezë. Kjo u cilësua si ofenduese nga kinezët e më shumë akoma u cilësua si skandaloze përgjigjia që Stefano Gabbana i kishte dhënë njërës prej ndjekseve ku i shkruante: “Pse mendoni se është raciste kjo video? Ju mendoni se ne jemi budallenjë që të vimë në Kinë dhe të postojmë një video të gabuar? Nëse kinezët ndihen të ofenduar nga një vajzë që konsumon pizza dhe pasta mme shkopinjë do të thotë që ata ndihen inferiorë atëherë ky nuk është një problem i joni!!! E githë bota e di që kinezët hanë me shkopinjë dhe perëndimorët hanë me pirunjë e thika! Ky është racizëm? Hahaha ju nuk jeni rehat me trurin tuaj. Pra ju jeni racist sepse hani qentë? E gjithë bota e di sjelljen tuaj kundrejt qenvë. Ne jetojmë me ta kurse ju i hani”.