E DHIMBSHME/ Këngëtarja e njohur bën tatuazh fytyrën e Harry Styles (FOTO) – AlpeGossip
E DHIMBSHME/ Këngëtarja e njohur bën tatuazh fytyrën e Harry Styles (FOTO)

E DHIMBSHME/ Këngëtarja e njohur bën tatuazh fytyrën e Harry Styles (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Kelsy Karter i befasoi të gjithë fansat e saj pasi bëri tatuazh fytyrën e Harry Styles në faqen e djathtë.

Po, po tatuazh, jo vizatim! Kelsy e bëri tatuazhin në Los Angeles dhe më pas tregoi rezultatin në Instagram, ku shkruan: “Shiko çfarë më detyrove të bëj!”

Ajo kishte shkruar më herët gjatë muajit në Twitter se po planifikonte të bënte diçka speciale për ditëlindjen e Harry-t që është më 1 shkurt.

 

“Më në fund e di se çfarë do t’i bëj Harry-t për ditëlindje!”, shkruante Kelsy.

“Është viti 2019 dhe Harry Styles është ende njeriu më i bukur”, vijonte këngëtarja e hitit “Catch me if you can”.

Nuk dihet nëse Harry dhe Kelsy janë shokë apo nëse janë takuar ndonjëherë por ky veprim i këngëtares ishte ekstrem dhe e meriton një reagim në publik nga këngëtari.