E DINIM SINGLE/ Genta Ismajli prezanton personin që i ka rrëmbyer zemrën (VIDEO) – AlpeGossip
E DINIM SINGLE/ Genta Ismajli prezanton personin që i ka rrëmbyer zemrën (VIDEO)

E DINIM SINGLE/ Genta Ismajli prezanton personin që i ka rrëmbyer zemrën (VIDEO)

Këngëtarja e njohur e hiteve “Shake it”, “Dy dashni” etj., Genta Ismajli, është një prej këngëtareve më të njohura të trevave shqiptare, e cila ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në Instagram.
Ajo ndan shpesh me fansat foto e video të sajat, por gjithmonë mundohet ta mbajë larg syrit të njerëzve jetën private. Megjithatë, në një intervistë për ‘Prive’, Genta ka rrëfyer shumë të fshehta nga jeta e saj dhe ndër to, ka folur edhe për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën.

E pyetur se cila është ngjarja e pabesueshme që i ka ndodhur këtë vit, ajo ka thënë se është takimi me një njeri shumë të dashur për të. Madje, Genta ka treguar se ky person, identitetin e të cilin preferon të mos e zbulojë, i ka falur ndjenja të paharrueshme kur ajo festonte ditëlindjen.

“Shumë ditëlindje të bukura kam pasur. Dhurata më e mirë që e kam marrë është kur e kam taku një njeri shumë të dashur timin. Në momentin që më ka përqafuar më ka bërë të ndjehem shumë mirë.”- ka rrëfyer këngëtarja.