E DUAN “PËR VETE” APO E BËJNË PËR “FANSAT”/ Trendi i Instagramit që ka “fiksuar” VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
E DUAN “PËR VETE” APO E BËJNË PËR “FANSAT”/ Trendi i Instagramit që ka “fiksuar” VIP-at (FOTO)

E DUAN “PËR VETE” APO E BËJNË PËR “FANSAT”/ Trendi i Instagramit që ka “fiksuar” VIP-at (FOTO)

Instagrami është thyer në një nga rrjetet sociale më të përdorura dhe më me influencë.

Rrallë herë mund të gjesh persona të cilët nuk disponojnë një llogari të tij, ndërkohë që pjesa më e madhe janë përdorues mjaft aktivë.

Qëllimet e përdorimit të tij janë të shumta e ndërkohë mund të përmendim reklamimin e biznesit, mbushjen e kohës së lirë apo edhe “reklamimin” e formave trupore siç po ndodh rëndom.

Promovimin e formave trupore e kemi diskutuar shpesh, prandaj këtë herë vëmendjen po e përqëndrojmë tek përdorimi i Instagramit për qëllime biznesi.

Sapo logon në të , të shfaqen foto apo video të bizneseve të ndryshme duke reklamuar produktet apo shërbimet por së fundmi një “trend” i ri është në “qarkullim”.

Po e përdorin të gjithë vipat, pasi ata gëzojnë edhe numrin më të madh të ndjekësve. Ata e përmendin në termin “giveaway” dhe shërben njëkohësisht edhe për të kënaqur ndjekësit e tyre. E vetmja gjë që duhet të bësh ësht të ftosh miqtë e tu të ndjekin personazhet në fjalë.

Por normalisht qëllimi kryesor është rritje e numrit të followersave i cili u garanton avantazhet e veta vipave, reklamimi i bizneseve/ me të cilët janë lidhur dhe një “shpërblim” i vogël për ndjekësit.

AlpeNews.al ju njeh me vipat që e kanë provuar këtë “trend” Instagrami:

Jona Kalemi

Einxhel Shkira

Anxhelina Kotorri

Aulona Musta 

Fatma Haxhialiu

Genta Gjalpi

/AlpeNews.al