“E KA MAMA SHOQE…”/ Jonida bën muhabete gocash me të voglën Emi (FOTO) – AlpeGossip
“E KA MAMA SHOQE…”/ Jonida bën muhabete gocash me të voglën Emi (FOTO)

“E KA MAMA SHOQE…”/ Jonida bën muhabete gocash me të voglën Emi (FOTO)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.

Që nga ai moment, Jonida nuk i ka kursyer fotot e ëmbla pranë saj, duke treguar se i ka ndryshuar jetën. Mbrëmjen e sotme, aktorja ka ndarë një foto ku shihet e shtrirë pranë Emit, “teksa bëjnë muhabete gocash”.

“O Zot sa të dua o Em! Po bëjmë pak muhabete gocash ne, se e ka mama shoqe, e ka mama jetë”, ka shkruar Jonida krahas fotos.