Ish-banorja e realityshow-t më të njohur në Shqipëri, Big Brother, ka pranuar hapur së fundmi se ka bërë ndryshimin e madh në pamjen e saj.
Teksa i përgjigjej fansave kuriozë në Instastory, njëri prej tyre vuri re se Xheni Mhillaj kishte bërë hundën, dhe nuk ngurroi ta pyesë për këtë.
“Xheni, mos ke bërë hundën? Nëse po, dukesh shumë e bukur”- i shkruan ai, të cilit ish-banorja ia kthen: “Po, faleminderit”, duke pranuar publikisht ndryshimin e saj në pamje.