E KEMI PARË GJITHNJË ME FLOKË TË KUQE/ Aktorja e njohur bën ndryshimin "drastik" në "look" (FOTO) - AlpeGossip
E KEMI PARË GJITHNJË ME FLOKË TË KUQE/ Aktorja e njohur bën ndryshimin “drastik” në “look” (FOTO)

E KEMI PARË GJITHNJË ME FLOKË TË KUQE/ Aktorja e njohur bën ndryshimin “drastik” në “look” (FOTO)

Jemi vetëm në muajin e parë të vitit 2019 dhe që tani mund të numërojmë disa VIP-a që kanë ndryshuar ‘look-un’ e tyre. Viti 2019 mund të quhet vërtetë viti i ndryshimeve për to dhe në këtë listë bën pjesë edhe aktorja Emma Stone.

Emma është e njohur për flokët e saj të kuq, por mesa duket ka vendosur të bëjë një ndryshim dhe të kthehet në brune. Sipas zërave që qarkullojnë, Emma po ndryshon për shkak të një roli të ri që për momentin është sekret.

Ajo u shfaq në ‘2019 Producers Guild Awards’ me një model flokësh shumë të thjeshtë, një ngjyrë ndryshe dhe me një tualet minimalist.

Nuk është hera e parë që Emma ndryshon ‘look’, pasi gjatë vitit 2012 nga kokëkuqe është kthyer në bjonde. Gjithsesi, shanset që të kthehet sërish në kokëkuqe janë shumë të mëdha, pasi sipas saj, është ngjyra ku ajo ndihet më rehat me veten.