E MBAJTI PËR NJË KOHË TË GJATË SEKRET/ Zbulohet identiteti i të dashurit të Roza Latit… (EMËR+FOTO) – AlpeGossip
E MBAJTI PËR NJË KOHË TË GJATË SEKRET/ Zbulohet identiteti i të dashurit të Roza Latit… (EMËR+FOTO)

E MBAJTI PËR NJË KOHË TË GJATË SEKRET/ Zbulohet identiteti i të dashurit të Roza Latit… (EMËR+FOTO)

Kush është djali me të cilin po shoqërohet Roza Lati? Të gjithë ndjekësit e moderatores u bënë kuriozë të mësojnë më shumë për mashkullin me trupin e mbushur me tatuazhe, me të cilin Roza shkëmbeu një puthje dhe gjatë paradites së sotme publikoi fotot e realizuara ndër muajsh me të.

Burime për “AlpeNews.al” kanë treguar se ai është Arbër Tresku, duke na siguruar edhe një imazh të tij. Disa media nisën të aludonin se mashkulli misterioz ishte i huaj, pa pikasur një nga detajet e dukshme: tatuazhin Mirdita, që është edhe vendlindja e Arbrit.

Pamja e tij ndoshta ka tërhequr vëmendjen pasi është postuar edhe te faqja “Rich Kids Albania”, me shampanjë në tavolinë dhe aksesorët floriri.

“E pra shokë dhe shoqe, të duash të mbash private jetën tënde sentimentale mund të të kthehet si ‘boomerang’ herë për keq e herë për mirë. Mungesa e informacionit për kureshtarët i bën t’ju tejkalojë truri në fantazira që do të thotë, çfarë nuk kam dëgjuar për veten. Më kanë bërë për të dashur lloj lloj njerzish, alienësh, fantazmash. Kurrë nuk kam dal publikisht dhe të kem thënë ky është i dashuri im, sepse nuk e meritonte dikush këtë kurorë floriri kaq të rëndë t’ja vija mbi kokë… “, shkroi Roza në postimet e saj në Instastory, para se të publikonte më pas fotot.

Përgatiti: AlpeNews.al