Është BOSE, por Alketa Vejsiu rri në shtëpi me pizhama të GRISURA – AlpeGossip
Është BOSE, por Alketa Vejsiu rri në shtëpi me pizhama të GRISURA

Është BOSE, por Alketa Vejsiu rri në shtëpi me pizhama të GRISURA

Moderatore e producente e disa programeve e spektakleve shumë të ndjekur, ndër më të komentuarat në showbiz, por pasi futet në shtëpi, për Alketa Vejsiun dimë shumë pak.

Alketa shfaqet gjithnjë e veshur me stil në ekran dhe e kuruar në detaje, por me siguri të gjithë janë kuriozë si është moderatorja në shtëpi.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Alketa ka treguar se në shtëpi qëndron me pizhama të grisura dhe ato i ka shumë qejf.

“Me pizhama? I kam të grisura nja dy palë. I kam të grisura të betohem. Kam një raport shumë të çuditshëm me pizhamat sepse janë shumë të dashura, mezi pres t’i vesh kur shkoj në shtëpi. Janë nja dy që kanë një material të mirë pambuku, i ruaj dhe nuk i hedh për qamet. I kam me brima, brima, por i kam shumë qejf”, u shpreh Alketa.