“ËSHTË FALLCO…”/ Erlindi sapo e shprehi me këtë FOTO se Antonela nuk është e vërtetë në emision – AlpeGossip
“ËSHTË FALLCO…”/ Erlindi sapo e shprehi me këtë FOTO se Antonela nuk është e vërtetë në emision

“ËSHTË FALLCO…”/ Erlindi sapo e shprehi me këtë FOTO se Antonela nuk është e vërtetë në emision

Para pak ditësh, Erlindi vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pas një debati të fortë me Arjan Konomin. Ky i fundit akuzoi Kristianin se i kishte dhënë Erlindit një drogë që e ka shpërfytyruar. Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha që përdoret nga shumë njerëz në botë.

Ndërkohë, Bora Zemani tha se Erlindi dhe Kristiani kanë prishur programin, ndaj është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja.

Mirëpo më vonë, Erlindi lajmëroi se kishte ikur vetë nga programi dhe se do të nxirrte në dritë gjithë të vërtetën.

Përmes një videoje ai tregoi se bashkë me Kristianin kishin kërkuar që t’ju jepej kohë televizive për të sqaruar të vërtetën për “drogën”. Ai tha se produksioni ua premtoi këtë gjë, por kjo nuk ndodhi dhe kur sot Kristiani tentoi të fliste, është larguar me forcë nga rojet. Erlindi ka treguar se pas Kristianit është larguar nga emisioni dhe kërkon që Arjani e produksioni t’ju kërkojnë falje për lajmet e rreme që janë shpërndarë për ta.

Ai bëri publike një video nga prapaskena, ku tregon sesi ish-konkurrentët janë nxjerrë nga studioja.

Erlindi vazhdon të jetë i pakënaqur me “Për’puthen” dhe përveç thumbave për emisionin, hedh edhe thumba për konkurrentët. Të gjithë e dimë se ai s’ka pasur marrëdhënie fort të mira me Antonelën, të cilën e ka quajtur fallco në një postim në InstaStory.

Në fakt, ai nuk ka shkruar emrin e saj por ka publikuar foton e një kukulle që i ngjan, pa dhënë asnjë koment më tepër.

Nga ana tjetër, Antonela s’ka reaguar pas këtij thumbi.