“ËSHTË MOMENTI I DUHUR”/ Einxhel Shkira më e gatshme se kurrë: Dua një fëmijë me Dagz – AlpeGossip
“ËSHTË MOMENTI I DUHUR”/ Einxhel Shkira më e gatshme se kurrë: Dua një fëmijë me Dagz

“ËSHTË MOMENTI I DUHUR”/ Einxhel Shkira më e gatshme se kurrë: Dua një fëmijë me Dagz

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira krijoi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me Dj Dagz. Teksa shumë ishin skeptikë se romanca e tyre do të zgjaste jashtë, ata u treguan të gjithëve se kanë gabuar.

Einxhel dhe Dagz shfaqen në çdo moment bashkë dhe nuk ngurojnë që të bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

“Është momenti i duhur”/ Einxhel Shkira më e gatshme

Madje duket se tani ish-banorja e BB VIP është e gatshme që të bëhet nënë në një të ardhme të afërt. Këtë e ka zbuluar vetë Einxhel e cila në “Goca dhe Gra” u shpreh se edhe Dagz është në këtë etapë të jetës.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm te karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tone”, shtoi Shkira.