“ËSHTË THIKË ME DY PRESA”/ Armaldo ka dyshime: Të shkoj me anën e Luizit apo të Oltës? – AlpeGossip
“ËSHTË THIKË ME DY PRESA”/ Armaldo ka dyshime: Të shkoj me anën e Luizit apo të Oltës?

“ËSHTË THIKË ME DY PRESA”/ Armaldo ka dyshime: Të shkoj me anën e Luizit apo të Oltës?

Armaldo Kllogjeri duket se ka dyshime në lidhje me lojën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Gjatë një bisede në kuzhinë me Tea Trifonin, ai e ka pyetur këtë të fundit se çfarë duhet të bëjë.

Pjesë nga biseda:

Armaldo: Ti si mendon, duhet të mbaj qëndrim unë apo nuk duhet të mbaj?

Tea: Ndaj kujt?

Armaldo: Qëndrim në kuptimin që ti mendon se duhet ta vazhdoj lojën kështu siç jam, apo duhet të mbaj qëndrim, o të shkoj me anën e Luizit o me anën e Oltës?

Tea: Si ta ndjesh, unë nuk jam me asnjë

Armaldo: Jo si ta ndjesh. A po është e vështirë

Tea: Unë s’jam

Armaldo: Sepse është thikë me dy presa, e kupton?

Tea: Se unë Luizin vërtetë e respektoja, po nuk e vlerësoj, e kam thënë e vazhdoj ta them, ama i flas

Armaldo: Padyshim që do i flasim njëri-tjetrit në shtëpi pavarësisht qëndrimeve që do mbajmë

Tea: Bëj edhe muhabet

Armaldo: Sepse kjo është loja që kemi menduar të bëjmë

Tea: Edhe Kiarës i flas, edhe Valbonës i flas. Ama i flas edhe Oltës