“FAMILJA IME MË PRIT”/ Genta Ismajli dhe Usta ribashkohen pas disa muajsh – AlpeGossip
“FAMILJA IME MË PRIT”/ Genta Ismajli dhe Usta ribashkohen pas disa muajsh

“FAMILJA IME MË PRIT”/ Genta Ismajli dhe Usta ribashkohen pas disa muajsh

Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, prej disa kohësh kanë qenë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.

Megjithatë, distanca nuk e ka zbehur mallin për familjen. Përmes një postimi në Instagram, Huseyin ka ndarë një fotografi të Gentës me dy binjakët e tyre, duke zbuluar se ribashkimi është tashmë shumë pranë.

“Familja ime e vogël, po vij! Më keni munguar aq shumë… I numërova ditët, më në fund po bashkohemi. Mezi pres përqafimet tuaja të ngrohta dhe momentet e bukura që do të kalojmë së bashku. Më keni munguar shumë, po shumë fare!”, ka shkruar ai.

Mesazhi i tij është pritur me reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar mbi lidhjen e fortë që çifti vazhdon të ruajë pavarësisht distancës.

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta janë prindër të binjakëve dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare, duke mbetur një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar.

Genta Ismajli dhe Usta ribashkohen pas disa muajsh: Familja ime më prit!