Që pas përfundimit të reality show-t, ajo ka ndarë me ndjekësit foto e video nga puna, por edhe pushimet që ka bërë me miqtë.
Ndërsa sa i përket familjes së saj të bukur, Françeska ka vendosur që të jetë pak më e rezervuar. Ajo ka ndarë me ndjekësit shumë pak foto me bashkëshortin dhe djalin, duke u kujdesur që të mos tregojë portretin e tyre.
E duket se ndjekësit e saj janë shqetësuar për faktin që ajo nuk poston foto me të shoqin. Këtë e ka treguar Murati ditën e sotme përmes një postimi në “Instastory”.
Ajo u bën thirrje të gjithë atyre që i kanë shkruar që të mos shqetësohen pasi është 24/7 me bashkëshortin. Françeska shton se kur nuk i publikoi kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri që e digjte malli për ta, nuk ka ndërmend t’a bëjë një gjë të tillë tani.