Faturino nga Elbasani kapet me vajzën: Ta thyej telefonin pas kokës, t’i q** robt! (VIDEO) – AlpeGossip
Faturino nga Elbasani kapet me vajzën: Ta thyej telefonin pas kokës, t’i q** robt! (VIDEO)

Faturino nga Elbasani kapet me vajzën: Ta thyej telefonin pas kokës, t’i q** robt! (VIDEO)

Kanë kaluar afërsisht dy vjet që kur u vu rregulli për gjithë linjat e autobusave të rretheve në vend, duke përjashtuar të gjithë furgonat.
Që atëherë çdo rajon ka terminalin e tij, ndërsa autobusat e linjave janë pjesë e shoqërive që i menaxhojnë. Mirëpo jo rrallë herë ndodh që autobusë të tjerë të punojnë ilegalisht, duke u bërë kështu një problem për qytetarët.

Kjo ka ndodhur edhe sot me disa pasagjerë, të cilët do të bënin linjën nga Tirana në Elbasan. Ata kanë hipur në një nga autobusat në terminalin e Juglindjes. Ajo shkruan se autobusi nuk ndaloi në stacionin ku zbresin qytetarët, por i ka dërguar ata në një vend më të largët.

Një prej tyre ka qenë edhe vajza që ka bërë denoncimin pranë JOQ.al.

Menjëherë qytetarët kanë reaguar, por faturino i autobusit është nxehur duke sharë e kërcënuar vajzën që po e filmonte.

Në një moment ai dëgjohet t’i thotë:

Ta thyej telefonin pas kokës unë, more vesh?! Të q**sha robt.”
Vajza shkruan për JOQ:

Autobusi ka bere linjën Tirane – Elbasan dhe nuk ka faturuar asnje . Mesa duket ata bëjnë linja ne te zezë dhe leket i ndan shoferi me fatorinon. Nuk na dhanë asnjërit faturë dhe për më tepër nuk ndaluan ne stacionin e linjës ku zbresin qytetaret, por diku tjetër që të mos t’i shihnin. Nuk na ndryshuan biletën vetëm se binte shumë në sy.”