FIFI E SHPËTOI NGA NOMINIMI/ Graniti flirton me Semin: Dukesh e bukur, dua të… (VIDEO) – AlpeGossip
FIFI E SHPËTOI NGA NOMINIMI/ Graniti flirton me Semin: Dukesh e bukur, dua të… (VIDEO)

FIFI E SHPËTOI NGA NOMINIMI/ Graniti flirton me Semin: Dukesh e bukur, dua të… (VIDEO)

Spektakli i mbrëmjes së djeshme i “Big Brother VIP” ishte i mbushur me debate, përballje e sqarime. Sigurisht që nuk munguan as ethet e eliminimit dhe nominimeve.

Por pas gjithë këtyre emocioneve të ndryshme, “Vëllai i Madh” kishte menduar që banorëve VIP t’u bënte një surprizë.

“Top Albania Radio” ishte ekskluzivisht për yjet, për të realizuar një festë mjaft argëtuese. Ata kanë përzgjedhur muzikën më të mirë shqiptare dhe të huaj për t’i dhuruar banorëve një natë ndryshe nga të tjerat.

E sigurisht që nën tingujt e muzikës nuk ka munguar as kërcimi. Por duket se ka pasur edhe flirtime. Graniti duket se ka flirtuar me Semin. Ata shihen teksa qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe Cana i pëshpërit diçka në vesh.

“O Zot sa më mungonte një natë me Dj”, thotë Semi në një moment. Teksa po përgatisnin cigare, ajo i thotë Granitit: “Ta dredh unë” e ai duke qeshur ia kthen: “Me dredh a”.

Biseda mes tyre:

Graniti: Dua të dehem

Semi: Nuk bëhesh dot.

Graniti: Dukesh e bukur

Semi: Faleminderit