Më e bukura e Shqipërisë, Valbona Selimllari ka disa vite që gëzon mëmësinë dhe ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Djali i madh është 13 vjeç, tjetri 10 vjeç ndërsa vogëlushja do mbushë 5 vjeçe në korrik.
Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar se çfarë ndjesie është të jesh nënë dhe disa detaje për marrëdhëniet me fëmijët.
Pjesë nga biseda
Valbona Selimllari: Për mua mëmësia është bekimi më i madh që i falet një femre dhe mua nëse do donim ta shpjegonim apo ta përkthenim atë ndjesi, fjalët do ishin shumë të varfra për ta shprehur. E qënuara nënë është bekimi më i madh dhe unë jam shumë e lumtur që jam.
Rudina Dembacaj: Si është të jesh nënë e tre fëmijëve?
Valbona Selimllari: Të qënit nënë është shkollë më vete. Është shkolla më e vështirë e jetës, absolutisht.
Rudina Dembacaj: Çfarë nëne je?
Valbona Selimllari: Jam një nënë relativisht e rreptë, por më pëlqen që me fëmijët të bëj bisedë, të bëj argument, ti dëgjoj. Ndonjëherë më duhet të marr vendime që nuk i pëlqejnë.