Aktori i humori tashmë moderator Ermal Mamaqi është shquar gjithnjë për postime mjaft komike në rrjete sociale.
Së fundmi ai ka postuar në Instagramin e tij një foto me Zaimina Vasjarin ku duket se ironizon paksa femrat për qëndrimet e tyre në foto.
“Nesër Zajmina Vasjari thyen Xing me Ermalin.😂😂😂”, shkruan Ermali në foton e hedhur prej tij ku shfaqet si një femër e vërtetë. Tashmë nuk kemi më dyshime, nëse Ermali do të ishte femër do të ngjante pikërisht kështu./AlpeNews.al/