Gjiko dhe Elita Rudi mund të konsiderohen si një nga çiftet më simpatikë të showbizz-it shqiptar.
Së fundmi dyshja ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku kanë treguar më shumë rreth raportit të tyre.
Në rrëfimin e tyre Gjiko dhe Elita na kanë treguar se raporti i tyre ka shumë dashuri dhe pasion.
Elita ka zbuluar një detaj të padëgjuar duke u bërë paksa nostalgjike dhe duke kujtuar momentet e së shkuarës.
Duke rrëfyer se si u njohën ajo dhe Gjiko, Elita tregoi e që herën e parë Gjiko i kishte thënë se do bëhej gruaja e tij vetëm me një kusht që ishte: “Duhet të bëhesh brune!”.
Kujtojmë se në fillimet e karrierës së saj si prezantuse Elita ka qenë bionde.
“Kur kisha ditëlindjen Gjiko më solli një dhuratë, në fillim i thoja që s’kishte përse të shpenzohej megjithatë mu bë qejfi që kishte menduar për mua. Kur hapa dhuratën, ishte një bojë flokësh ngjyrë e zezë. Dhe ja tek i kam flokët e zeza tani” – tregoi moderatorja bukuroshe përp publikun.
Epo Gjiko tregoje veten! Elita e meriton të ketë një dasëm përrallore…