Një ‘gur’ gjigant prej akulli theu çatinë e shtëpisë së një burri dhe përfundoi mbi shtratin e tij. Jamie Shean po shihte televizor me mikun e tij Rob Jarvis në banesën e tij me qira në Bristol kur dëgjoi shpëthimin në dhomën e gjumit.
Ata ngjitën shkallët me nxitim kur zbuluan se çatia ishte shkatërruar nga guri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe është e paqartë se si përfundoi ajo copë akulli në shtëpi.
Mendohet të jetë hedhur nga ndonjë aeroplan që po kalonte.
“Mendova se ishte goditje djalli. Nëse do isha i shtrirë në krevat ato momente, mund të kisha vdekur. Isha ulur duke parë televizor kur një zhurmë e madhe erdhi nga dhoma e gjumit. Dukej si shpërthim. Mendoja se dikush ma kishte hedhur nga dritarje, por çdo gjë ishte në rregull. Më pas, pamë pjesë akulli në gjithë dhomën”, tha Jamie.
Të dy djemtë e pastruan shtëpinë dhe ia dolën të ruanin vetëm dy copa akulli, të cilat i futën në frigorifer.











![“U TËRBUAN” FARE/ Iva Aliko dhe Vildane Zeneli i “çmendin” të gjithë me poza NUDO [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/a8e161bb3ad0ac50a8ddd64c3bf8fc56_L-400x264.jpg)



