ARDIT GJEBREA I KTHEHET MUZIKËS? Ja si ”tallet” Bes Kallaku: Kur harron dushin… (FOTO) – AlpeGossip
ARDIT GJEBREA I KTHEHET MUZIKËS? Ja si ”tallet” Bes Kallaku: Kur harron dushin… (FOTO)

ARDIT GJEBREA I KTHEHET MUZIKËS? Ja si ”tallet” Bes Kallaku: Kur harron dushin… (FOTO)

Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të mirë dhe më të dashur për publikun. Por për vite me rradhë, i dedikuar pas moderimit, Arditi ka lënë pas dore muzikën, dashurinë e tij të parë.

Por një postim i tij i fundit në Instagram i ka intriguar fansat dhe është krijuar përshtypja se Arditi po punon për një këngë të re. Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet në studio dhe shkruan: “Ai momenti kur je në dimension tjetër…”.

Nuk dihet nëse kjo është një foto për nostalgji, apo nëse Arditi po e mendon vërtet një rikthim në muzikë me një material të ri muzikor, por Bes Kallaku nuk mund të mos linte ndonjë nga ato batutat e tij.

“Ai momenti kur kujtohesh se ke harruar dushin në prizë”, shkruan Bes Kallaku duke shtuar edhe disa emoji me lot.