Habit Berlusconi: “Me presidentin e Mediaset kam bërë garën e urinës, se kush e çon më larg…” – AlpeGossip
Habit Berlusconi: “Me presidentin e Mediaset kam bërë garën e urinës, se kush e çon më larg…”

Habit Berlusconi: “Me presidentin e Mediaset kam bërë garën e urinës, se kush e çon më larg…”

Berlusconi ka treguar në një emision në televizionin “Rete4” një histori mjaft “të çuditshme” që ka kaluar me Confalonierin, presidentin aktual të Mediasetit në Itali.

“Para disa kohësh kemi bërë një festë bashkë me shokët e vjetër të shkollës. Me Fedelen u larguam pak nga grupi dhe kaluam nga kisha ku dikur luanim në organo. Kemi hyrë brenda ishte çdo gjë e njëjtë, ashtu si para shumë kohësh. Më pas kaluam para shkollës dhe u futëm në oborrin e saj.
– Vinim gjithmonë këtu për të pirë cigare fshehtas, – më tha Fedele.
– Jo, sepse unë nuk pija cigare. – iu përgjigja unë.
Më pas u kujtua se ne gjithmonë vinim këtu për të bërë garën se kush e çonte më larg urinën.
– Pse mos ta provojmë edhe një herë? – i thashë unë. Menjëherë filluam të bënim “pipinë”.
– E kam bërë mbi këpucë, ke fituar ti! – më tha Fedele.”
Kjo ishte historia që Berlusconi ka treguar dhe i ka bërë të gjithë të pranishmit të shpërthejnë në të qeshura.