Tetori është muaji i Halloween-it, festës së frikshme që prej disa vitesh njihet edhe në Shqipëri. Jo të gjithë e festojnë, por atmosfera është e pamundur të mos ndihet. Dekori i frikshëm dhe kungujt (simboli i kësaj feste) janë të pranishëm kudo. Nëse edhe ju e festoni dhe keni vendosur të dilni atë ditë, me siguri e keni gjetur veshjen, por dyshojmë se keni menduar për thonjtë. Nëse keni në plan të lini takim tani afër tek estetistja, hidhuni një sy modeleve që bëjnë namin në periudhën e Halloween-it. Edhe nëse nuk do të festoni atë ditë, sërish mund të guxoni me dizajnet e frikshme të thonjve, pasi në prag Halloween-i gjithçka ju lejohet!
Këto janë modelet e frikshme që mund t’ju përshtaten.