HALLUX VALGUS/ Ja çfarë duhet të dini për deformimin e zakonshëm të këmbës – AlpeGossip
HALLUX VALGUS/ Ja çfarë duhet të dini për deformimin e zakonshëm të këmbës

HALLUX VALGUS/ Ja çfarë duhet të dini për deformimin e zakonshëm të këmbës

E njohur në zhargonin e përditshëm si një gungë në gishtin e madh të këmbës, hallux valgus (termi mjekësor) është një nga deformimet më të zakonshme të këmbës, me përhapje prej 23- 35 %.

Ndonëse trajtimet e shumta (me barna) mund të lehtësojnë disi simptomat, korrigjimi i kësaj gjendjeje është i pamundur pa kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përpos estetikës, operacioni sugjerohet në çdo rast që dhimbjet vazhdojnë të shtohen pavarësisht mjekimit.

MEGHAN MARKLE PARA OPERACIONIT

MEGHAN MARKLE PAS OPERACIONIT

Së pari do t’ju njohim me simptomat e deformimit në fjalë, i cili ndryshon anatominë e këmbës. Hallux Valgus shkakton dhimbje në brendësi të këmbës, në pjesën e shputës dhe te gishtat e vegjël. Gjithashtu sjell ndjesinë e djegies, skuqjes, enjtes dhe mpirjes. Teksa përgjatë viteve gunga vazhdon e bëhet më e dukshme, veshja e këpucëve do t’ju shkaktojë dhimbje të padurueshme. Po kështu, gishti i madh do të devijojë duke spostuar detyrimisht gishtat e tjerë. Rezultati? Ky këtu:

Së dyti: Kush janë më të prekur?

Çdokujt mund t’i shkaktohet një gungë e këtillë, por përgjithësisht gratë janë më të rrezikuara. Po kështu, njerëzit, tabani i këmbës së të cilëve është i sheshtë janë akoma më të prekur nga deformimi në fjalë. Po kështu njihet edhe një rast specifik në mjekësi, ku nga hallus preken edhe vajzat e moshës 10- 15- vjeçare.

Së treti: Çfarë i shkakton?

Gungat kockore vijë si pasojë e këpucëve të papërshtashme (tepër të ngushta), po kështu shkaktohen nga artriti ose thjesht janë të trashëguara.

Së katërti: Nuk jeni të vetmit/vetmet

Këshillë: Pavarësisht kryerjes ose jo të operacionit, e mira është të shmangni sa më shumë takat e larta. Zgjidhni një palë këpucë të arsyeshme (maksimumi 5 centimetra takë), të jenë lëkurë e butë ose mundësisht atlete sportive. Dhe mos harroni: Bëni një kontroll mjekësor te specialisti!