Tre muaj më parë bëri bujë të madhe lajmi i lidhjes dhe i ndarjes së Morena Tarakut me miliarderin iranian Sasha Sobhani. Pasi kaluan shumë pak kohë së bashku dhe madje bënë tatuazhe në trup emrat e njëri-tjetrit, lidhja e tyre mori fund dhe vendin e zunë thumbimet dhe deklaratat e forta.
Mirëpo pas tre muajsh, një postim në Instastoryn e Sashës i ka bërë të gjithë lëmsh. Ai ka publikuar një foto ku ka fotografuar këmbët e Morenës, të cilat kanë të tatuazhuara fjalët “besimi vret”.
Mesa duket ata janë rikthyer sërish së bashku, mirëpo foton e publikuar miliarderi e ka fshirë menjëherë më pas nga profili i tij.