I pamë të gjitha por jo ftesën e dasmës/ Sara e tregon në instagram dhe harron detajin kryesor (FOTO) – AlpeGossip
I pamë të gjitha por jo ftesën e dasmës/ Sara e tregon në instagram dhe harron detajin kryesor (FOTO)

I pamë të gjitha por jo ftesën e dasmës/ Sara e tregon në instagram dhe harron detajin kryesor (FOTO)

Qëndruam për një kohë të gjatë në pritje të fotove nga dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, por ia vlejti.

Këto dy ditë, trashëgimtarja e “Top Channel”na ka përditësuar me detaje të rëndësishme nga ceremonia dhe momente mjaft speciale që i ka ndarë me fansat në Instagram.

Përpos fotove të çiftit, ajo që tërhoqi vëmendjen tonë ishte ftesa e dasmës, mjaft e veçantë, të cilës Sara thotë se i ka kushtuar shumë vëmendje për të dalë diçka speciale.

Ftesa është e pikturuar me ngjyra mjaft të gjalla të luleve dhe është pëlqyer shumë nga ndjekësit e Sarës.

Por njëra prej tyre i ka tërhequr vëmendjen asaj për një detaj që ka harruar ta fshehë. Bëhet fjalë për numrin e telefonit dhe adresën që ndodhet poshtë ftesës dhe që Sara e ka bërë publike.

Me siguri ky numër do të jetë i padisponueshëm në këto momente kështu që mos u lodhni kot.