“I SHTRENJTI I MADHËS…”/ Ledri Vula tregon kush është pika e tij e dobët – AlpeGossip
“I SHTRENJTI I MADHËS…”/ Ledri Vula tregon kush është pika e tij e dobët

“I SHTRENJTI I MADHËS…”/ Ledri Vula tregon kush është pika e tij e dobët

Ledri Vula ka treguar së fundmi se kush është pika e tij e dobët. I ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, ai ka zbuluar se bëhet fjalë për gjyshen e tij, Naxhije Buçina. Kjo e fundit, i ka dedikuar disa fjalë zemre nipit të saj përmes një video-mesazhi.

”I shtrenjti i Madhës, Ledri, ti je ai që më bëre gjyshe, të uroj suksese të jesh ai që je dhe do të mbeshtesim gjithmonë për gjërat e mira që do të bësh, mi ke dhënë kuptim pleqërisë që po jetoj”, ka thënë gjyshja e Ledrit.

Kujtojmë që reperi dhe partnerja e tij, Sara Hoxha prej disa muajsh janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Përsa i përket projekteve të tij muzikore, Ledri ka publikuar pak ditë më parë këngën më të re që mban titullin “Don mo”.Videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe protagoniste në klip si figurante është Morena Taraku, e cila duket mjaft tërheqëse. Ledri nuk zhgënjen asnjëherë dhe padyshim që ky projekt muzikor kaq ritmik do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Reperi do të publikojë disa bashkëpunime këtë verë dhe njëri prej tyre do të jetë me Kidën, që fansat po e presin prej kohësh.
Në muajin tetor, Kida dhe Ledri ndanë me njëri-tjetrin në Instagram një foto të përbashkët dhe kështu lindën dyshimet se ata kishin bashkuar forcat për duet. Por asokohe kjo rezultoi e pavërtetë, sepse duket se Ledri dhe Kida e kanë lënë për në verë super bashkëpunimin. “Prive” ka mësuar se dy miqtë po përgatiten për një këngë të përbashkët, që do të publikohet këtë verë dhe me siguri do të bëjë namin kudo.