"I THEM QË DO VDESIM"/ Trajnerja tregon "sekretin" që e çon Kim Kardashin në palestër - AlpeGossip
“I THEM QË DO VDESIM”/ Trajnerja tregon “sekretin” që e çon Kim Kardashin në palestër

“I THEM QË DO VDESIM”/ Trajnerja tregon “sekretin” që e çon Kim Kardashin në palestër

Kim Kardashain njihet ndër të tjera për pamjen perfekte dhe format fizike të admirueshme nga një pjesë e mirë e vajzave. Përveç faktit që ka bërë disa ndërhyrje plastike, Kim merret edhe me palestër. Ajo ha shëndetshëm dhe ushtrohet rregullisht për të qëndruar në formë të mirë çdo ditë. Për t’i ardhur në ndihmë bukuroshja e ekranit ka punësuar edhe një trajnere fitnessi që i tregon çfarë duhet të bëjë. Ajo quhet Melissa Alcantara dhe përveç të qenurit trajnere e Kim është edhe modele.

How to Keep Up with Kim Kardashian’s Workouts: Her Trainer Reveals Best Motivational Tips in the Gym
Credit: E!

Në një prononcim për ‘Us Weekly’, vajza në fjalë ka treguar me detaje si e motivon yllin televiziv. “Unë kam shumë dëshirë të stërvitem me Kim herë pas here. Më duket sikur i mbush mendjen që të punojë më fortë pasi më shikon mua që lodhem aq shumë sa ajo. Ne zgjohemi të dyja në orën 6 të mëngjesit dhe unë i them: ‘Dëgjo, nëse do vdesim edhe unë do vdes, të dyja do vdesim. Kështu ja mbush mendjen çdo ditë”,-është shprehur Melissa. Siç edhe e kemi kuptuar, Kim ka dëshirë të stërvitet vetëm në mëngjes dhe kjo gjë tashmë është kthyer në rutinë për të