Sa mallëngjyese! Daniela e ”The Voice Kids”, ”trondit” zemrën e Miriam Canit: Do jesh gjithmonë nëna ime (FOTO) – AlpeGossip
Sa mallëngjyese! Daniela e ”The Voice Kids”, ”trondit” zemrën e Miriam Canit: Do jesh gjithmonë nëna ime (FOTO)

Sa mallëngjyese! Daniela e ”The Voice Kids”, ”trondit” zemrën e Miriam Canit: Do jesh gjithmonë nëna ime (FOTO)

Spektakli “The Voice Kids” pasi mbylli me sukses edicionin e tij të parë, tashmë kanë filluar përgatitjet për edicionin e radhës. Mirëpo nga edicioni i parë i këtij spektakli muzikor për fëmijë të gjithë kujtojmë pa dyshim historinë prekëse të Daniela Toçit, konkurrentes nga Kukësi që sfidoi kushtet e vështira familjare për të realizuar ëndrrën e saj të madhe.

Pavarësisht se kjo eksperiencë e bukur e jetës së saj tashmë ka marrë fund, ajo duket se e kujton gjithçka me nostalgji dhe ka vendosur të surprizojë trajneren e saj të preferuar, Miriam Canin. Ajo i ka dërguar Miriamit një letër ku i shpreh mirënjohjen e saj dhe e cilëson si një nënë të dytë.

“Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do të jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe për gjithë skuadrën”, shkruan Daniela në letrën e saj.

Miriami e surprizua nga ky dedikim i bukur e ka ndarë atë edhe me miqtë e saj në Instagram.

“Faleminderit për këtë surprizë të bukur zemër”, shkruan Miriami sipër fotos së postuar në Instastory.