Ilda Bejleri i kundërpërgjigjet Mustafa Nanos: Kjo është personale dhe e qëllimshme – AlpeGossip
Ilda Bejleri i kundërpërgjigjet Mustafa Nanos: Kjo është personale dhe e qëllimshme

Ilda Bejleri i kundërpërgjigjet Mustafa Nanos: Kjo është personale dhe e qëllimshme

Komentet e gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacja” për mënyrën e veshjes së gazetareve sportive dhe veçanërisht Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit, kanë ngjallur shumë diskutime. Nano mendon se veshjet e vajzave janë shumë provokuese dhe madje vulgare dhe fyese për ekranin televiziv.

“Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjes…”, u shpreh Nano për Ildën.

Lidhur me këtë mendim dhe perceptim të moderatorit të njohur për veshjen e saj, Ilda ka reaguar gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”. Teksa ishte e ftuar për të folur për emisionin e saj më të ri “Rikthimi i dallëndysheve”, Ilda iu kundërpërgjigj deklaratës së Nanos duke e quajtur atë një njeri pa lidhje.

“Mua s’më dha asnjë ndjesi se Mustafa Nano s’është Channel as Karl Lagerfeld. Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë…Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh.

Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme. Në botën e showbiz-it ku jetojmë ka aq shumë njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë. Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë e sportit dhe pjesë e medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit.

Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje”, u shpreh Ilda gjatë intervistës në “Wake Up”.