INCIDENTI ME VESHJEN/ Jennifer Lopez harron të heqë etiketën nga… (FOTOT) – AlpeGossip
INCIDENTI ME VESHJEN/ Jennifer Lopez harron të heqë etiketën nga… (FOTOT)

INCIDENTI ME VESHJEN/ Jennifer Lopez harron të heqë etiketën nga… (FOTOT)

Jennifer Lopez ishte e pranishme në sfilatën e modës së Dolce & Gabbana, në Venecia, të dielën në mbrëmje. Sigurisht që i mahniti të gjithë me veshjen e saj, megjithatë nuk kaloi pa u vënë re një detaj – etiketa e paprerë.

J-Lo eci në këmbë kur po dilte nga hoteli i saj, duke shkuar drejt një varke për ta çuar atë në ngjarjen e madhe. Ajo ishte e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë dhe ekipi që kujdeset për pamjen, e megjithatë askush nuk e vuri re “problemin” e veshjes.

Pamja dukej perfekte, i vetmi imperfeksion ishte etiketa në pelerinë. Megjithatë, kjo gjë mund mos ketë qenë një pakujdesi, përkundrazi mund të jetë bërë me qëllim. Kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm “harron” etiketën pa hequr. Ky është një truk që disa VIP-a e përdorin për vëmendje.

Epo, në një ngjarje aq të rëndësishme e të mbushur me yje, nuk është aq e lehtë të biesh në sy e të përflitesh në të gjitha mediat. Po, me sa duket, as kur je J.Lo!