INVESTIMI I RRALLË/ Si bashkohet modernia me të vjetrën në kullën veriore (FOTO) – AlpeGossip
INVESTIMI I RRALLË/  Si bashkohet modernia me të vjetrën në kullën veriore (FOTO)

INVESTIMI I RRALLË/ Si bashkohet modernia me të vjetrën në kullën veriore (FOTO)

Kulla e arnueme, quhet ndërtesa e mrekullueshme në Lezhë, të cilën biznesmeni i njohur Altin Prenga po e shndërron në një atraksion turistik të rrallë.

I kontaktuar nga newsbomb.al, Prenga është shprehur se kulla ndodhet pranë Mrizit të Zanave, një tjetër restorant i mrekullueshëm ku ai ka ditur të ndërthurë pjatat tradicionale me ato moderne.

Me ndihmën e dy arkitektëve të Plis Atelier, Briken Miloti e Ton Luli, Altini e ka kthyer kullën shumëvjeçare të të parëve të tij në një bujtinë të mrekullueshme për të pritur turistët vendas dhe të huaj.

Një ndërthurje mes mureve të gurtë dhe këndit prej xhami, ndërtesa të lë pa fjalë, një atraksion shumë i veçantë i cili pas disa ditësh do të jetë i hapur për të pritur këdo, ashtu siç Altini di të mirëpresë.