IRONI DHE TALLJE/ Ja aktorët shqiptarë që imitojnë femrat! Nga Agron Llakaj deri tek Bes Kallaku… (VIDEO) – AlpeGossip
IRONI DHE TALLJE/ Ja aktorët shqiptarë që imitojnë femrat! Nga Agron Llakaj deri tek Bes Kallaku… (VIDEO)

IRONI DHE TALLJE/ Ja aktorët shqiptarë që imitojnë femrat! Nga Agron Llakaj deri tek Bes Kallaku… (VIDEO)

Skeçet e humorit ku imitohet femra duket se kanë rezultuar të suksesshme, aq sa çdo vit nuk po mungojnë në emisionet e humorit dhe jo vetëm.

Po të hedhësh një sy në rrjete sociale shikon se me tipin e femrave ose sjelljen e tyre, bëhen shpesh dhe “meme”.

Po përse ndodh kjo? Të pyetur disa nga aktorët shiqptarë tregojnë se “IRONIZOJNË” vajzat të cilat kanë mbetur peng të rrjeteve sociale. Ndërsa të tjerë thonë se nuk i pëlqen mënyra sesi ato sillen në ambiente të hapura etj.

Por kush janë aktorët që kanë imituar dhe ironizuar femrat ndër vite? AlpeNews.al ju sjell disa prej tyre.

Bes Kallaku dhe Erion Isai me “Vajzat e Instagramit”

 

 

Një tjetër aktor është dhe Eglein Laknori. Ai ironizon dhe imiton femrat në rrjetin social, Instagram, gjë që shkakton shumë të qeshura tek ndjekësit e tij.

Agron Llakaj ndryshe nga aktorët paraardhës ka imituar plakat. E nisi që në “Portokalli” dhe më pas e vazhdoi dhe në “Al Pazar”. Përveç plakave, ai ka imituar dhe juristen e njohur Eni Çobani, rol ky që i ka përplasur me juristen.

Salsano Rrapi gjithashtu ka provuar rolet e femrave, por për të imituar filmat e vjetër shqiptarë dhe për ti risjellë në versionet e tyre.

Xum Allushi është një tjetër aktor i cili imiton femrat në rrjetin e tij social Instagram. 

Një nga videot e tij që mori shumë bujë ishte dhe imitimi që i bëri Bleona Qeretit kur ajo ngriu vezët.

Përgatiti AlpeNews.al

@bleona and the frozen eggs 😂 step by step tutorial

A post shared by Xum Allushi (@xumallushi) on