“ISHE E VETMJA SHËMBËLLTYRË…”/ Rezarta Shkurta fjalë të ndjera Nexhmije Hoxhës – AlpeGossip
“ISHE E VETMJA SHËMBËLLTYRË…”/ Rezarta Shkurta fjalë të ndjera Nexhmije Hoxhës

“ISHE E VETMJA SHËMBËLLTYRË…”/ Rezarta Shkurta fjalë të ndjera Nexhmije Hoxhës

Në prag të 2-vjetorit të ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka kujtuar gjyshen e bashkëshortit të saj në një postim.

Videoja e filmuar posaçërisht për gruan e ish-diktatorit Enver Hoxha që këngëtarja e publikoi më 26 Mars 2020, ditën e vdekjes së saj, ka zgjuar kujtime te ajo. Në rishpërndarjen në InstaStory, Rezarta është shprehur se e ka njohur si një gjyshe, jo si politikane dhe kjo është e vetmja shëmbëlltyrë e saj që mban mend.

“Tek po bëja scroll postimeve, më doli para kjo video dhe ndjeva mallëngjim. Në fëmijërinë time, gjyshërit nga babi nuk arrita t’i njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogël. Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e gjyshes për mua.

Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Unë të njoha ty si një gjyshe të mençur, që të gjeja duke  shkruar, dhe të lija sërish me penë në dorë”.

VIDEO